Putin: Nëse Arabia Saudite do të financojë terrorizmin do ta rrashfojë!

Rusia i ka dërguar një mesazh Arabisë Sauditë ku i kërkon të heqë dorë nga financimi i terrorizmit ndryshe do të përballet me bombardimet ruse. Zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov ka thënë se “liderët sauditë kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të rrisin ndikimin në rajon duke destabilizuar vendet fqinje”. Më herët edhe Putin kishte kërkuar nga sauditët që të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit. “Këshilloj sauditët që gjenden në Siri të heqin dorë nga komplotet e tyre dhe financimi i terrorizmit ndryshe do të ekzekutohen pa pikë mëshire”, tha Putin.

Ai lëshoi edhe një kërcënim ndaj sauditëve, që mund të jetë një pikënisje konflikti. “Nës e Arabia Saudite vijon të financojë terrorizmin, do t’i bombardojmë aq shumë sa t’i kthejmë në Epokën e Gurit”, tha Putin.

Prej kohësh Putin akuzon Turqinë dhe Arabinë Saudite se mbështesin financiarisht Shtetin Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?