Putin njohu rajonet rebele, Xhaçka: Shkelje e ligjit ndërkombëtar, jemi me Ukrainën

Ministrja për punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka ka dënuar veprimin e presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.

Sipas Xhakës, vendimi i fundit që ka shkarkuar edhe trazira, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?