Putin nxjerr “asin nën mëngë”, raketat hipersonike, pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit

Presidenti rus Vladimir Putin nxori në oqeanin Atlantik anijen më të fundit të flotës ruse, frigatën e pajisur me raketa hipersonike, një sinjal drejtuar Perëndimit që Rusia nuk do të bëjë hapa prapa në atë që Moska zyrtare e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë.

Rusia, Kina dhe SHBA-të janë në një garë për të zhvilluar armë hipersonike, të cilat shihen si një mënyrë për të fituar një avantazh ndaj çdo kundërshtari për shkak të shpejtësisë së tyre, mbi pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe manovrimit.

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj që kur Putini dërgoi trupat në Ukrainë, nuk i duket fundi “operacionit special ushtarak”, i cili ka zhytur në një betejë të rëndë artilerie, që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra mijëra ushtarë nga të dyja palët. Rusia ka përdorur gjithashtu raketa hipersonike Kinzhal (Dagger) në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me raketat hipersonike, Rusia mbetet e frikshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?