Putin: Rrëzimi i avionit, thikë pas shpine. Turqia bashkëpunëtore e terroristëve
“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit” kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit. Në reagimin e parë ai tha: Nuk mund ta përshkruaj ndryshe”.Presidenti Rus deklaroi se avioni ishte 4 km brenda hapësirës ajrore në Siri. Ai shtoi se pilotët nuk ishin kërcënim
Turqia thirrje për mbledhje të NATO-s sot në orën 17:00
NATO konfirmoi mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë
Turqia qëllon një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë
Turqia ka goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak, që thuhet se kaloi në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Sirinë.
Mediat turke raportojnë se avioni ushtarak i qëlluar ishte rus, dhe video e postuar në kanalin televiziv Haberturk tregon se si avioni i përfshirë nga flakët rrëzohet.
Një zyrtar ushtarak tha se avioni u qëllua nga F16-ta turke (avion ushtarak), dhe se pilotit të avionit të qëlluar iu dha paralajmërim paraprak. Fati i pilotëve nuk është ende i ditur.
Sipas CNN-it turk, foto të postuara në rrjetet sociale tregonin dy pilotët që uleshin të sigurtë me parashutë në tokë.
Avioni rus u rrëzua në zonën e njohur nga turqit si “Malet Turkmen” në veri të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, shkruan Reuters.
Ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se avioni ushtarak u rrëzua në zonat malore në provincën Latakia dhe nuk dihet ende nëse është avion i forcave ushtarake siriane apo ruse. Kjo për shkak se edhe Rusia edhe aleati i saj, qeveria siriane, kanë kryer shumë sulme ajrore në këtë zonë.
Polemika mes 2 vendeve, Rusia e mohon: Avioni nuk preku hapesiren ajrore turke
Në një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes ruse konfirmoi se avioni SU – 24 ishte rus. Por mohon pretendimet turkse se avioni kishte dhunuar hapësirën ajrore duke shtuar se Moska ka prova se avioni ishte gjatë gjithë kohës në hapësirat ajrore të Sirisë. Rusia thotë se rrëzimi i avionit nuk ka ardhur si pasojë e luftës ajrore, por ka qënë një objekt ushtarak që ka goditur nga toka. Bëhet me dije se dy pilotët rusë kanë sistemin e parashutave të emergjencës, por ende nuk është zbuluar vend-ndodhja e tyre.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u informua nga kreu i ushtrisë, ndërsa kryeministri Ahmet Davutoglu urdhëroi konsultime me NATO-n dhe Kombet e Bashkuara.
Këtë jave Turqia bëri thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth sulmeve ajrore në këto zona. Një javë më parë, Ankaraja thirri ambasadorin rus për të protestuar ndaj bombardimeve në fshatrat e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

