Rama me Orban: ”Putin zgjoi BE-në”

Kryeministri Edi Rama dhe homologu hungarez, Viktor Orban zhvilluan një deklaratë për mediat, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Budapest. Orban tha se Europa ka nevojë për paqe dhe për këtë nuk mund të presë SHBA-të. “Duam paqe në Europë, s’mund të presim SHBA”, tha Orban.

Kryeministri Edi Rama përshëndeti punimet e këtij Samiti, duke thënë se ishte një forum i mirë për shkëmbim idesh. Rama tha gjithashtu se Shqipëria do të punojë që të presë mbledhjen e radhës të këtij Samiti në Tiranë. Po ashtu theksoi se Putin ishte një prej tyre sepse zgjoi fort BE-në.

“Putin zgjoi fort BE, por më duhet të them se në këtë forum sëbashku me atë çfarë po ndodh edhe me KE, planin e rritjes dhe integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese siç e theksoi edhe Orban.

Besojmë dhe falënderuam Macron, se besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmin e këtij formati që është një vizion i vjetër francez, diçka që ishte e destinuar të ishte dobishme.

Duhet të punojmë bashkë me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik që të jetë një lloj sekretariati, për ta bërë punën edhe më të lidhur mes dy forumeve. Strukturimi i tyre më i mirë do ishte më i mirë”,-tha Rama.

SHKARKO APP