Pyetja e Arben Ristanit: Si realizohet votimi me lista të hapura?
Përfaqësues të tre partive kryesore në vend, kanë diskutuar për sistemin e votimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LSI-ja ka shprehur qartë se është pro sistemi me lista të hapura, ndërsa PD për sistemin mazhoritar.
Lidhur me qëndrimin për lista të hapura, Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka reaguar duke adresuar disa pyetje për këtë ndryshim që po kërkohet, në vazhdën e Reformës Zgjedhore.
Duke postuar në facebook, një koment për këtë, Ristani thotë se sistemi duhet të jetë sa më i thjeshtë për votuesit dhe ka shtruar pyetjen se si realizohet votimi me lista të hapura.
Reagimi i deputetit të PD Arben Ristani:
Ka nje dikutim keto dite rreth votimit me “liste te hapur”, apo jo.
Se pari votimi me liste te hapur apo te mbyllur eshte variant i sistemit proporcional.
Se dyti nese perkrahesit e votimit me “liste te hapur” kane parasysh nevojen popullore per te shprehur direkt vullnetin per deputetin e deshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit te kryetareve te partive, athere pse te mos kthehemi tek sistemi mazhoritar?
Se treti eshte domosdoshmeri qe votimi te jete nje proces sa me i thjeshte per votuesin, dhe ketu kam nje pyetje per ata qe perkrahin sistemin proporcional me liste te hapur. A e dine dhe e kane parasysh se si teknikisht, realizohet ky lloj votimi?
KOHA JONË SONDAZH

