Pyetja e gazetarit për Ramën: Po ne që s’punojmë në të zezë po shkruajmë 1 mijë të zeza për ty, a do marrim ndonjë lekë?
Politikë E Premte, 3 Prill 2020 19:08
Gazetari Ylli Dylgjeri ka zgjedhur të ngacmojë gjatë transmetimit live në Facebook kreun e qeverisë. Në rubrikën e përditshme të Edi Ramës në “ERTV”, Dylgjeri i ka dërguar një pyetje ironike kreut të qeverisë.
Gazetari shkruan në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama: “Po ne që nuk punojmë në të zezë, por që shkruajmë 100 të zeza për Ty e Qeverinë, a do marrim ndonjë lekë?”.

KOHA JONË SONDAZH

