QARKU TIRANË/ PS humb Kavajën, fiton në 4 bashkitë. Veliaj në avantazh me 50 mijë vota
Edhe në qarkun e Tiranës, numërimi po shkon drejt fundit. Për bashkinë e Tiranës fitorja e Erion Veliajt është e thellë me 50 mijë vota diferencë. Nga 921 qendra votimi, janë numëruar 821 qendra votimi. Erion Veliaj deri më tani ka marrë mbi 136120 vota dhe rivali i tij, Belind Këlliçi nga koalicioni ”Bashkë Fitojmë” ka marrë 87655 vota.
Fitorja e parë e PS-së u shënua mbrëmë në Kamëz ku u votua elektronikisht dhe në Vorë. Kryetari Rakip Suli fitoi me një rezultat të thellë dhe befasues, me 27856 vota. Edhe në Vorë PS-ja fitoi me Blerim Sherën me një fitore të thellë me 9638 vota.
Paraditen e sotme u fitua edhe bashkia e Rrogozhinës nga kreu socialist Edison Memolla, por me një diferencë veç me 23 vota.
Numërimi vijon edhe në Kavajë, por PS-ja ka humbur. Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, është në avantazh me 379 vota.