Qazim Sejdini si Qazim Mulleti. A do ja tërheqë çmimin Aleksander Çipa?

 

Nuk ndalojne ne rrjetet sociale komentet negative kunder kryebashkiakut te Elbasanit. Ai po krahasohet gjithnjë e më shumë me personazhin e prefektit të Tironës, jo me Qazim Mulletin e vërtetë, një pyetje qarkullon në publik: Pas asaj që ndodhi dhe pas daljes të videos ku ai duket qartë se si në mënyrë tinëzare, si një fodull tipik provincial, kokëbosh dhe i mbushur me veten, kërcënon gaztarët, çdo të bëjë komuniteti i këtyre të fundit? Aq më e mprehtë bëhet kjo pyetje kur në pah dalin edhe këto foto. Aty Qazim Sejdini duket duke marë çmimin e njeriut të vitit 2012 prej Unionit të gazetarëve. Në këto foto dhe shkrime që gjenden ende në faqen e Bashkisë së Elbasanit duket qartë se si kreu i këtij Unioni, Aleksandër Cipa dhe kreu lokal Besim Dybeli i dhurojnë çmimin e njeriut të vitit këtij satrapi të shtypit të lirë. Tani pyetja është: a do t’ia tërheqë unioni i gazetarëve këtë çmim Sejdinit? Apo ky mik i pronarëve që bëjnë afera me pushtetin, do të vazhdojë të quhet edhe mik i gazetarëve? 

Aleksander Çipa do tregonte dinjitet profesional dhe te institucionit qe ai perfaqeson nese vendos ti heqe titullin Qazim Sejdinit. Te presim nese Çipa do te jete Çipa i dikurshem, profesionist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?