Qëndrimet e Berishës ndaj Yuri Kim/ DASH: Të tronditur, ambasadorja është përfaqësuesja e Biden
Sali Berisha nuk bie dakort me qëndrimet që mban ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndaj edhe akuzat ndaj saj nuk i ka kursyer. Por Gabriel Escobar, zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, thotë në një prononcim për ”Top Channel”, se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”.
Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar. “Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”.
Dje Sali Berisha tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane si ”guvernatore”. Po ashtu ish-kryeministri ka thënë edhe se diplomatja amerikane i ka kërkuar që të heqë dora nga gara për kryetarin e PD-së dhe në këmbim i ka siguruar largimin e Lulzim Bashës. Këtë thotë se nuk e ka bërë personalisht, por i ka dërguar dikë në zyrë, teksa sipas tij e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim.