Qëndrimet e forta nga SHBA dhe BE për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Dakord me ju, por kemi nevojë për sqarim

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i përgjegjet qëndrimit të ambasadës së SHBA-së dhe asaj të BE në lidhje me votimin e fundit të mazhorancës për të mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës pranë Gjykatës Kushtetuese. Spiropali shkruan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nevojë për sqarim dhe për këtë arsye ajo i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion të qartë.

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysmë më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, shkruan Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?