“Qeveri shqiptare që rreshtohet nën skenarin serb”/ Presidenti Meta: Diskreditimi i Shqipërisë në shërbim për…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar një reagim të fortë të ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili thotë se në 6 mbledhjet e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është arritur asnjë produkt. Kreu i shtetit, Ilir Meta përmes postimit në facebook, nënvizon se diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi.
Postimi i plotë
Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon. 🇦🇱🇽🇰🇪🇺