Qeveri tranzitore? Ndoka: Tetori mund të jetë muaji për zgjedhjet e parakohshme
Kreu i Partisë Demokristiane dhe aleati i PD-së, Nard Ndoka ka paralajmëruar këtë të enjte për qeveri tranzitore dhe se sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në tetor. ”Tetori mund të jetë muaj zgjedhjesh, a do të jenë zgjedhjet lokale apo të parakohshme është në vartësi të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese”. Nga ana tjetër, ai thekson se ”Pjesa më e debatueshme është organizimi i zgjedhjeve, nga kush do të organizohen këto zgjedhje. Është e domosdoshme në këto momente që kjo të ndahet përfundimisht, për faktin që organizimi i zgjedhjeve nga një qeveri tranzitore është e domosdoshme në këto kushte”,-tha në TCH.
Rama nuk e ka pranuar këtë ndërkohë?
Nuk mund të themi që nuk e ka pranuar këtë Rama, ai se ka pranuar publikisht por në bazë të informacioneve që kam unë është luhatur goxha. Kuptohet nga presioni i ndërkombëtarëve se nuk është që ai e bën një lëvizje të tillë nga dëshira, është një standard edhe i Maqedonisë së Veriut i cili do të implementohet edhe në Shqipëri është e pashmangshme. Organizimi i zgjedhjeve parlamentare do të bëhet nga një qeveri tranzitore edhe për disa vite, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e bashkimit Europian.
Sa muaj përpara mund të hyjë në fuqi tranzitore kjo qeveri 3 muaji, 6 muaji?
3 muaj përpara është e mjaftueshme, sepse nuk do të ndryshojnë 100% ministritë.
Ju jeni për zgjedhje të parakohshme?
E para ka një agjendë që të jemi të qartë. Agjenda e Bundestagut gjerman vendos disa kushte dhe standarde për politikën shqiptare. Rama është në kufijtë e pamundësisë për t’u përballur me hapjen e negociatave.
Pra ju thoni se kushti i BE-së mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri?
Kjo është e padiskutishme.
Kur mund të ndodhin?
Tetori mund të jetë muaj zgjedhjesh, a do të jenë zgjedhjet lokale apo të parakohshme është në vartësi të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.