”Qeveria e Berishës ”llum””, Nishani: Basha është njeriu i gafave. PD në krizë të madhe identiteti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani thotë se Lulzim Basha është njeriu i gafave dhe se PD-ja është në një krizë të madhe identiteti. Ky reagim i Nishanit vjen pasi në media janë publikuar lajme që shkruajnë se Lulzim Basha e ka cilësuar si ”llum” qeverisjen e Sali Berishës.

”Kujt i referohet llum z. Basha? Ka qenë në drejtimin e ministrive më të rëndësishme në atë qeverisje. T’i drejtohesh si llum, tregon krizë identiteti. Nëse ka një qeverisje që i dha kosto PD, është qeverisja e Bashës si kryebashkiak në Tiranë. Ai kishte krijuar llum me mosqeverisjen e tij ”de facto” në Tiranë.

Unë kryetar opozite që të bëjë kaq shumë gafa, nuk kam ndeshur asnjëherë në të shkuarën. Për fatin e keq, shumë e hidhur për mua, PD është jo vetëm në një krizë të madhe politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identitet, që duhet zgjidhur me çdo kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thelbi i çështjes nuk është se kush do të jetë nesër alternativa e Lulzim Bashës, por si do të ndërtohet alternativa e PD, përfshirë dhe drejtuesin, kryetarin nesër. Unë mendoj se kjo është sfida realisht e PD dhe kjo në fakt duhet të jetë. Nuk mund ta mohojë askush që sot ka problem mes Bashës e Berishës, por nuk është thelbi. Thelbi nuk është alternativa e Bashës sot për sot”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?