Qeveria e Holandës raport për Shqipërinë, Blok: Krimi i organizuar mbetet problem

Qeveria e Holandës ka përpiluar një raport për përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, në lidhje me Integrimin Europian. Ministri i Jashtëm, Stef Blok, thotë se ”Krimi i organizuar mbetet problem, veçanërisht shqetësim tregtia e armëve të paligjshme”.

Ky qëndrim vjen në një kohë që këtë të hënë kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Ai është takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell. Delegacioni shqiptar është duke marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

SHKARKO APP