Qeveria e Kosovës zbulon çfarë u bisedua në takimin ”rrufe” Kurti-Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të martë, një takim të pa planifikuar prej 2 orësh me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kurti la përgjysmë një konferencë për mediat në Prishtinë dhe u nis për në Tiranë.

Zëdhënës i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar se cili ishte qëllimi i takimit dhe çfarë biseduan Kurti dhe Rama.

“Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, tha për Telegrafin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?