Kosova ka qeveri të re. Nënshkruhet marrëveshja mes VV dhe LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij para mediave Albin Kurti tha se ky nuk ishte një proces i lehtë. “U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti tha se me LDK-në janë dakordësuar që Vetëvendosja të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua dhe nga Isa Mustafa, i cili theksoi se ky hap do të jetë në të mirë të Kosovës. “Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë se është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës.”, pohoi ai.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë (neser) para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Drejtpërdrejt nga konferenca Mustafa-Kurti

 

SHKARKO APP