Qeveria e Rilindjes çertifikoi gënjeshtrat e antropologut serb, Vuk Karaxhiç për Eposin e Kreshnikëve
Nga: NGA ENVER BYTYÇI
Ishte studiuesi dhe antropologu i shquar serb, Vuk Karaxhiç, ai që në gjysmën e dytë të shekullit 18-të udhëtoi në Kosovë e në Malësinë e Shqipërisë dhe gjatë këtij udhëtimi u përball me folklorin e epikës shqiptare të kënduar me lahutë e çifteli. Gjatë këtij udhëtimi ai qëndroi gjatë, me javë e muaj në këto territore të banuara nga shqiptarët dhe mblodhi gjithë trashëgiminë e kulturës sonë.
Më të rëndësishmet ishin Eposi i Kreshnikëve dhe këngët për Betejën e Fushë-Kosovës. Pasi i mblodhi ato Karaxhiç u kthye në Beograd dhe gjithë çfarë kishte grumbulluar nga trashëgimia e shqiptarëve e përpunoi dhe e hodhi në një libër, duke i paraqit këngët e Eposit dhe ato të Betejës së Fushë-Kosovës të 28 qershorit 1389 si trashëgimi të kulturës serbe.
Ai ishte një personalitet i madh i kulturës serbe dhe kishte tërhequr vëmendjen e kolosëve evropianë të kohës, përfshirë Wolfgang Amadeus Goette. Madje me Goetten kishte krijuar një lidhje të ngushtë miqësore e për këtë arsye studimet e tij të deformuara u botuan më parë në gjermanisht sesa në gjuhën serbe. Po ashtu ato botime shërbyen për krijimin e një imazhi pozitiv të Serbisë në Europën Perendimore. Bazuar në shtrembërimet e Karaxhiç, historiografia serbe prej më shumë se dy shekujsh e trajtoi Eposin e Kreshnikëve si pasuri të kombit serb.
Po kështu bazuar në këngët e rapsodëve shqiptarë kushtuar Betejës së Fushë-Kosovës midis Perandorisë Osmane dhe popujve ballkanikë, ai hapi rrugën për ndërtimin e një platforme nacionaliste mitike në popullin serb. Me folklorin shqiptar për atë betejë rilindësit serbë të shekullit 19-të ndërtuan platformën nacionaliste bazuar në mitin e viktimizimit, heroizmit dhe atë të tradhtisë. Ajo platformë shkaktoi tragjedi të shumta në Ballkan.
Në vitin 2015 qeveria shqiptare legalizoi pretendimet e Serbisë për pronësinë e Eposit të Kreshnikëve, kur ministria jonë e kulturës pranoi që këtë trashëgimi unikale në kulturën evropiane e botërore ta delegojë si trashëgimi të Beogradit, pra të Serbisë. Ishte kjo prova e parë e besnikërisë së kryeministrit të Shqipërisë, zotit Rama, ndaj kryeministrit të atëhershëm, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Burimi: Bota Sot