Qeveria emëron drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun

Këshilli i Ministrave emëroi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakun. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe ka qenë i vlerësuar në çdo pozicion ka mbajtur.  Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshë së re të IKMT-së”, tha Çuçi.

 

SHKARKO APP