Qeveria greke reagon ndaj Ramës, Kotzias: Me historinë duhet të jemi seriozë

nuk ka vonuar përgjigjia e qeverisë greke për kreun e qeverisë shqiptare që foli një ditë më parë për marrëdhëniet me shtetin fqinj në Kuvend.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i kujton kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione.

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Waszcykowskin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme”, u shpreh Kotzias.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama për Akropolin.

Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke.”, theksoi ministri grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?