Qeveria hap ”thesin”, Rama: Dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë

Nga foltorja e Kuvendit, në seancën e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të dyfishohet ndihma ekonomike për periudhën e pandemisë së Covid-19.

”Në buxhetin e 2021, ne do të vazhdojmë atë që nisëm, mbështetjen me financë të recetës bazë dhe futjes në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve dhe në funksion të të gjithë të prekurve nga Covid-19. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën që na duhet tëpërballemi me pandeminë, jo në funksion të të prekurve por atyre që janë pjesë e skemës për ndihmën ekonomike”.

Buxheti i 2021

Swiss Digital Desktop Reklama

• +23.3% për shëndetësinë
• Dyfish ndihmë ekonomike për familjet në nevojë për periudhën e luftës kundër Covid-19
• Mbështetje për recetën bazë të trajtimit mjekësor në shtëpi të të prekurve nga Covid-19
• Mbulesë financiare për vaksinën anti-Covid FALAS
• +40% paga për bluzat e bardha

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?