Qeveria holandeze propozim për çeljen e negociatave por me kusht
Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. ”Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik, shkruan Top Channel. Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vetting-un, ligjin për median dhe reformën zgjedhore. Më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.