Qeveria: Ja pse mungojnë dënimet e gjykatave te ministrat dhe deputetët

Këshilli i Ministrave ka reaguar sot lidhur me mosdeklarimin në formularin e dekriminalizmit të disa dënimeve të deputetëve dhe ministrave të PS. Sipas Qeverisë, në ligjin e dekriminalizmit janë të detyrueshme vetëm deklarimet e dënimeve penale dhe jo dënimeve me civile me gjobë nga gjykata.

Sqarimi i Kryeministrisë:

Për fshehjen e vendimeve nga ministrat dhe deputetët: Pretendimi i artikullit të publikuar në portalin syri.net se shtatë deputetë e ministra të mazhorancës nuk kanë deklaruar dënimet për veprën penale të shpifjes nuk qëndron.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ndaj personave në fjalë nuk ka pasur në asnjë rast vendim penal për veprën e shpifjes, por ndaj tyre janë ngritur vetëm padi të karakterit civil. Mbi bazën e këtyre padive janë dhënë vendime gjyqësore civile të formës së prerë me objekt detyrimin e tyre të paguajnë dëmshpërblim për cenim të imazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit, në funksion të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, nuk rezulton se duhen deklaruar dhe rastet kur me vendim gjyqësor civil zyrtarët apo funksionarët publik janë detyruar të paguajnë dëmshpërblim. Sipas këtij ligji, zyrtarët duhet të deklarojnë vetëm vendimet gjyqësore penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?