Qeveria mbajti të fshehta për deputetin Mark Frrokun

 

 

Tashmë është bërë e qartë se prokuroria shqiptare ka qenë e informuar se Mark Frroku kishte problem me drejtësinë belge ku ai akuzohej për vrasje. Vetëm justifikimi i prokurorit të përgjithshëm për arrestimin, se ai kërkohet nga drejtësia belge e konfirmon këtë.  Eshte  mësuar se edhe qeveria shqiptare ka qenë e mirë informuar për çështjen Frroku dhe e dinte se ai, në Bruksel, fshihej nën identitetin e Azem Krasniqit. Prej mëse një viti – thotë një burim nga Interpoli ne i kemi njoftuar autoritetet shqiptare se nën identitetin e Azem Krasniqit të dyshuar për vrasjen e shqiptarit tjetër Aleksandër Kurti, fshihej deputeti i parlamentit Mark Frroku.

Ashtu sic thotë burimi i Interpolit, qeveria shqiptare paska qenë e informuar në rrugë të dyfishtë. Pra edhe nga organet kompetente edhe nga mediat. Në janar të vitit të kaluar mediat më të mëdha të vendit e publikuan historinë e vrasjes në Bruksel, duke iu referuar disa gazetave belge. Përpos mediave edhe ish kryetarja e parlamentit Topalli e denoncoi në kuvend se pas Mark Frrokut fshihej një vrasës i dyshimtë. Por edhe pas kësaj heshtje. Vetëm kur deputeti i koalicionit të majtë akuzoi me fjalë fyese Jozefinën, Rama reagoi duke i thënë që po s'kërkoi falje ai do të përjashtohej nga grupi i PS-së.

I forti Frroku e sfidoi kryeministrin por ai vazhdoi të qëndrojë në grupin socialist deri këtë të enjte. Pikërisht, megjithëse nuk kërkoi falje dhe megjithëse Rama ishte informuar tashmë nga Interpoli, se ai dyshohej për vrasje, Frrokut nuk i hyri gjemb në këmbë. Policia madje, megjithëse i kishte këto informacione, e la të lirë edhe pasi dyshoi se ai fshihte në makinën e tij një trafikant droge. Janë pikërisht këto fakte që e implikojnë keqaz qeverisjen e majtë në mbrojtjen dhe strehimin e kriminelëve. Në mosveprimin ndaj tyre. Pohimi që bëri burimi nga Interpoli është një  provë e rëndë. Shpresojmë që policia e shtetit të na sfidojë duke thënë që nuk është e vërtetë

SHKARKO APP