Qeveria merr vendimin për pedagogët, ministrja Kushi: Rritet me 7 % paga e tyre

Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për rritjen me 7% të pagave të pedagogëve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi për gazetarët se qeveria ka vendosur një kufi për rritje deri në 15%.

“Sot në këshillin e ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për pagat e pedagogëve. Po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim. Sot kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%. 7% do mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Janë vetë universitetet që mund të miratojnë edhe rritje përtej këtij niveli minimal.

Duhet të kuptojmë që pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, policët, zjarrfikësit, kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga programet e kërkimit shkencor të BE”, deklaroi Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?