Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e policisë, kalon dhe bonusi i ri për pensionistët
Qeveria miratoi sot shpërblimin për punonjësit e policisë dhe bonusin e pranverës për pensionistët.
Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka theksuar se shpërblimi për punonjësit e policisë do të përmirësohet në kuadër të ligjit të ri të policisë, i cili do të miratohet në gusht të 2024.
Gjithashtu është miratuar edhe bonusi i pranverës për pensionistët dhe shpërndarja do të nisë në muajin shkurt. Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë si bonus.
“Miratuam bonusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 5 mijë lekë do marrin pensionistë që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj”, tha Gonxhe.