Qeveria në Durrës shpërndan ndihma në shkëmbim të votës, Kuçi: Shkeljet nuk i mbrojnë nga kapitullimi (FOTO)
Kryetarja e LSI-së së Durrësit, Kontjana Kuçi, ka denoncuar me foto sesi qeveria shpërndan ndihma në këtë qytet në shkëmbim të votës më 25 prill. Sipas Kuçit, ndihmat janë dhënë në Lagjen 17, te Drejtoria Rajonale-Qendra e Formimit Profesional Publik. ”Ja si shpërndan “Rilindja” ndihma në shkëmbim të votës. Po shpërndahen ndihma në Lagjen 17 në Durrës. E gjitha kjo pas Drejtorisë Rajonale-Qendra e Formimit Profesional Publik, Durrës. Ndalni abuzimin. Shkeljet tuaja nuk ju mbrojnë nga kapitullimi”,-shkruan kandidatja për deputete në këtë qark.