Qeveria po manipulon regjistrat e Gjendjes Civile, Vasili: Do t’u priten duart dhe do burgosen

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër lidhur me alarmin e dhënë më herët nga ish-deputeti i kësaj force politike, Vangjel Tavo, lidhur me manipulimet e organizuara nga qeveria “Rama” të regjistrave të Gjendjes Civile, ku shumë qytetarë rezultojnë se kanë lëvizur pa dijeninë e tyre nga një qytet në tjetrin. Duke e cilësuar këtë si aktin e përgatitjes së vjedhjes masive të votave në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Vasili paralajmëron se të gjithë ata që po organizojnë këtë do t’u priten duart dhe do burgosen.

“Do t’u priten duart dhe do burgosen! Kushdo nga Rilindja në Qeveri, që do guxojë të manipulojë me Gjendjen Civile të qytetarëve, duke bërë transferime nga një qytet në tjetrin, me qëllim për t’i penguar të votojnë ta dinë mirë se: Do t’u priten duart dhe do burgosen”, paralajmëron në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

DO TU PRITEN DUART DHE DO BURGOSEN!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushdo nga Rilindja ne Qeveri, qe do guxoje te manipuloje me Gjendjen Civile te…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pubblicato da Petrit Vasili su Mercoledì 18 novembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?