Qeveria po përpiqet të fshehë dështimin e pasojat e tij të rënda mbas deklaratave “kinezçe” të “Komitetit”

Nga: Tritan Shehu

Njoftohet se filloi dhe procesi i liberalizimit të testimeve me tampon (molekulare) për Covid, kur vendi arriti në një situatë katastrofale, njëlloj si u veprua edhe për testet serologjike, gjë që krijon disa pyetje:

–Pse për gati 6 muaj u ndaluan këto procedura të domosdoshme për kontrollin e epidemisë, parimet shkencore, sipas eksperiencës ndërkombëtare?!

Swiss Digital Desktop Reklama

–Çfarë pasoja ka dhënë ky bllokim inkuizicional, i kundërshtuar në vazhdimësi nga ne, mbi përkeqësimin e epidemisë, infektimin e institucioneve shëndetësore, dëmtimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, izolimin e jashtëm të Shqipërisë etj?

Swiss Digital Mobile Reklama

–Si do të ishin forcuar kapacitetet laboratorike të vendit në eksperiencë, teknologji, volum e cilësi pune deri më sot, nqs do të punonin normalisht në përballjen me virusin?

–A nuk ishte një shkelje e të drejtave kushtetuese të njeriut privimi me forcë nga egzaminimet mjekësore, që ai dëshiron të kryejë?Qeveria po përpiqe të fshehë dështimin e pasojat e tij të rënda mbas deklaratave “kinezçe” të “Komitetit”

–Etj, etj?

Ne fakt dhe vete kjo deklarate e sforcuar “liberalizuese” e “Komitetit” shpreh tentativat qeverisese per te fshehur deshtimin e gabimet trashanike duke krijuar mjegullnaja mbas disa formulimeve absurde e jo profesionale.
Gjerat duhen thene qarte tashti kur te gjithe e kuptojne realitetin e hidhur te vendit, te pranohet qe u gabua rende e me pasoja te pa imagjinueshme duke e korregjuar menjehere e kuptuar se:

–Liberalizimi edhe i ketyre testimeve si dhe atyre serologjike eshte ne radhe te pare nje domosdoshmeri profesionale, mjekesore, shkencore e ne fund “administrative”, term mbrapa te cilit kerkon te fshihet kjo Qeveri.

Pra ceshtja duhet trajtuar me te gjithe gravitetin e saj, pa krijuar ne dokument “kinezerira” qe nuk mund te fshehin realitetin, por me vision liberalizues per te stimuluar e aktivizuar te gjitha kapacitetet tona laboratorike te mundeshme ne sherbim shendetit, qetesimit te qytetarit, te dhenave shteterore per orientimin e sistemit tone, gjera qe ndihmojne edhe per “levizjen e lire”.

Por Qeveria perseri shkruan me koke poshte, me shprese se keshtu ja fsheh opinionit te verteten!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?