Qeveria prek sërish Reformën në Drejtësi: Pezullim i menjëhershëm për gjyqtarët e prokurorët që bëjnë shkelje

Reforma në Drejtësi u miratua në vitin 2016 me 140 vota, por ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kalojë sërish në votë në parlament.

Këtë herë motiv i ndërhyrjes është opinioni i qytetarëve në procesin e këshillimit kombëtar, të cilët ishin pyetur nga Kryeministri nëse duheshin pezulluar nga detyra gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende Vetting-un, por që kishin marrë vendime haptazi në kundërshtim me ligjin.

E pikërisht për këtë kategori, Ministria e Drejtësisë propozon pezullim të menjëhershëm sapo Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucioni ku punojnë apo dhe vetë ministria paraqesin ankesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?