Qeveria Rama hap ”thesin”, i jep KQZ-së 250 mln lekë për votën e emigrantëve

8 muaj para zgjedhje të përgjithshme parlamentare, qeveria Rama ka hapur “thesin” e parave duke i akorduar fondin që i duhen KQZ, ku ky institucion është ulur të shkruajë rregullat që mundësojnë realizimin e votës së emigrantëve. Për ngritjen e sistemit elektronik në aktin normativ të buxhetit të shtetit, i cili është dërguar për miratim në Kuvend, parashikohet një mbështetje financiare prej 250 milion lekësh për ngritjen e platformës.

Grupi i punës i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gati 20 aktet nënligjore, të cilat pritet ti dërgohen për miratim shume shpejt Komisionit Rregullator. 10 shtatori përcaktohet si afati i fundit për miratimin e rregullave për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.

Sipas TCH, 1 Marsi i 2025 është limiti i afatit për miratimin e fletës së votimit e cila pritet tu shkojë përmes shërbimit postar emigrantëve të cilët kane shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës. Regjistrimi i tyre do të hapet katër muaj para datës së zgjedhjeve të dekretuar në Shqipëri dhe u lihet 60 ditë kohë për ta përmbyllur këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?