Qeveria shkarkon Arben Malajn nga detyra në Bankën e Shqipërisë

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është pezulluar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj. Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ky vendim i kalon Kuvendit për shkarkim.  Sipas procedurave të parshikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse parlamentare.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Malaj shprehet se tashmë do ta ketë më të lehtë përballjen me ata që ai i quan abuzues me pushtetin. Duke kujtuar faktin që ai ka qenë edhe ministër i Financave, ku thotë se asnjë karrige ministrore nuk e ka penguar në angazhimet e tij profesionale.

“Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj! Arbeni”,
 shkruan në reagim.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr. 8269,  datë 23.12.1997,  “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z. Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë”.

Më herët gjatë kësaj vete, 28 deputetë të Partisë Socialiste, kërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës.

SHKARKO APP