Qeveria shqiptare pas tre ditëve në radhë, bën thirrje: Kthehuni në shtëpi, greku nuk ju lejon!
Situata në kufirin grek në pikat e Kakavijës dhe Kapshticës sa vjen dhe rëndohet. Pala greke as që e ka vënë ujin në zjarr për thirrjet e ministres Olta Xhaçka apo ministrit Sander Lleshi.
Pasi u torturuan për ditë me radhë mijëra shqiptarëve iu bëhet thirrje sot në ora 17.11 se duhet të kthehen në shtëpi pavarësisht se kanë qëndruar në radhë duke pritur në një torturë çnjerëzore prej palës greke dhe paaftësisë së qeverisë shqiptare.
Ministrja Xhaçka tha se duhet të kthehen në shtëpi! Ndërkohë konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Verleni shtoi se jemi në negociata me palën greke, por kështu kanë rregullat shteti grek.
Pra qeveria shqiptare dorëzohet.
Gazetarët i kërkuan konsullit shqiptar në Janinë nga pika e Kakavijës se pala greke ka vetëm dy mjekë për tamponin duke u tallur me shqiptarët, ndërkohë që herë pas here policët grekë mbyllin kufirin. Por konsulli shqiptar dukej më i interesuar të mos prishte humorin grek se sa të zgjidhte hallet shqiptare që janë në radhë me ditë të tëra.