Qeveria vendos: Komision kombëtar për azilin dhe refugjatët

Në mbështetje të ligjit “Për azilin në Republikën e Shqipërisë” dhe me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të sotme krijimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.

Sipas qeverisë, ky do të jetë autoriteti i vetëm kompetent, vendimmarrës, për ankimet kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët.

“Komisioni kryesohet nga Komisioneri Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është përfaqësues i kategorisë së lartë drejtuese dhe caktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për azilin dhe refugjatët, dhe përbëhet nga këta anëtarë:

Swiss Digital Desktop Reklama

– një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme;

Swiss Digital Mobile Reklama

– një përfaqësues i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;

– një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;

– një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë;

– një përfaqësues i Shërbimit Informativ të Shtetit;

– një përfaqësues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit”, sqaron VKM-ja përkatëse.

Duke shtuar se Komisioni mblidhet në mjediset e ministrisë përgjegjëse për azilin dhe refugjatët, për shqyrtimin e ankimeve të depozituara kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët, sipas procedurës dhe afateve të përcaktuara në ligjin nr.121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?