Qeveria vendos: Kompensimi, 24 milionë USD dhe 23 mijë ha ish-pronarëve
Plot 24 milionë dollarë është fondi që qeveria ka vënë në dispozicion të ish-pronarëve për t’i kompensuar nga pronat e zëna padrejtësisht.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministri i Drejtësis, Ylli Manjani, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas tij, ky fond dëmshpërblen në masën 70% ish-pronarët për ato hapësira që atyre u janë zënë nga ndërtimet pa leje.
Por qeveria duket se nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Do të jenë edhe 26 mijë vendime të dhëna ndër vite nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave të cilat do të fillojnë të trajtohen dhe të vlerësohen, si dhe t’u nxirret vlera e tyre për kompensim.
Ndërkaq, qeveria bën të ditur se ka vënë në dipsozicion të ish pronarëve edhe 23 mijë hektarë tokë bujqësore si fond kompensimi.
“12 mijë qytetarë që kanë aplikuar ndër vite, po që sot statusi i atyre dosjeve është shpërfillur, do të filllojnë nga trajtimi. Ndërsa për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë, janë të lutur që të paraqesin kërkesën e tyre të përmbledhur vetëm në 2 letra, nga 30 që kanë qenë. Do të jetë më pas detyrë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave që do të verifikoj këto dokumente. Kjo është oferta dhe zgjidhja më serioze që është dhënë ndonjëhërë nga ana e shtetit ndaj ish-pronarëve”, ka deklaruar gjithashtu Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

