Qeveria vendos të mbulojë shpenzimet për kurimin e aktorit Genc Fuga

Qeveria shqiptare ka vendosur ditën e sotme të mbulojë shpenzimet për operacionin e aktorit Genc Fuga.

Prej ditësh, mediat dhe rrjete sociale kanë bërë apel për ndihmë për operacionin e aktorit të njohur, i cili pësoi goditje në tru dhe duhet t’i nënshtrohej një operacioni që kushtonte 2 milionë lekë.

Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit. Ndërkohë, sot qeveria ka vendosur që ta mbulojë të gjithë këtë shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?