Qeveria, zyra falas katër ish-presidentëve
Qeveria shqiptare ka vendosur t’u japë zyra falas katër ish-presidentëve. Vendimi është marrë në fund dhjetorit të vitit 2014, por u bë publik në Fletoren zyrtare të 21 janarit të këtij viti.
Propozimi është bërë nga vetë kryeministri. Është fjala për katër apartamente të godinës nr. 57, në bulevardin “Zogu i Parë” të cilat aktualisht përdoren si mjedise pune nga Komisioni i Shërbimit Civil, “për t’u dhënë në përdorim, pa pagesë, si mjedise pune, ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në pikën 1 të VKMsë nr.957.
Këto katër ambiente do t’i hiqen Komisionit të Shërbimit Civil dhe do të kalojnë për Trupin e Shërbimit Diplomatik në Tiranë. Nga kjo VKM, pritet të përfitojnë ish-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

