Qeverisja e Ramës? Yuri Kim: Duhet përmirësim, korrupsioni një prej çështjeve
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një analizë për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Për të korrupsioni është një prej çështjeve ku duhet të punohet më shumë. Ambasadorja Kim thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ, me cilindo për përmirësimin e situatës.
“Ashtu siç e thashë më parë, ka shumë hapësira përparimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por ka edhe hapësira në të cilat ne duam të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për përmirësim.
Korrupsioni është një prej këtyre çështjeve. Korrupsioni është një problem në të gjitha nivelet e qeverisë. Mendoj se ka veprime që duhet të ndërmerren dhe të shpeshtohen për t’u përballur më këtë problem.
Mendoj se po shohim diçka të tillë dhe mund t’u siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo që është palë, për t’u përpjekur për përmirësimin e situatës”.