Qytetarët bllokojnë lëvizjen e mjeteve në Tiranë
Politikë E Mërkurë, 9 Mars 2022 18:52
Qytetarët kanë paralizuar lëvizjen e mjeteve. Nga protesta para Kryeministrisë, ata kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në Bulevard.
Si pasojë është krijuar një varg i madh makinash në të dyja kahet e Unazës, ndërsa qytetarët duken të vendosur për të zgjatur reagimin.
Ata kanë kërkuar ulje të çmimit të naftës dhe produkteve bazë, duke theksuar se jetesa është bërë e pa përballueshme.