Qytetarët dalin në Protestë kundër rritjes së çmimeve: Kush mbjell uri, do korrë revoltë
Dhjetra persona janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, në një protestë kundër rritjes së çmimeve. “S’mban më ujë pilafi”, është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.
Qytetarët dalin në rrugë pas dy muajsh, për të njëjtat arsye që doli për disa ditë me radhë gjatë muajit mars.
Çmimet e produkteve bazë, ndikuar nga kriza pas luftës në Ukrainë, por jo vetëm, janë shtrenjtuar Akoma më shumë. Sipas shifrave të Instat, inflacioni në maj arriti në 6.7%, duke prekur kështu një shifër rekord, më e larta në 20 vite.