Qytetarët i kërkojnë llogari për vaksinat, Rama u kthehet me ironi: M’i dha Ndrangheta, por mos trego
Një qytetar e ka pyetur kryeministrin Edi Rama përmes rrjeteve sociale se ku i ka gjetur vaksinat antiCovid.
Ndërkaq Rama i kthen një përgjigje me ironi duke i thënë se ia ka dhënë Ndragheta. Nuk mungojnë as skeptikët në lidhje me vaksinat, ku ka nga ata që thonë se shkakton vdekje.
Kryeministri nuk e kursen një përgjigje edhe për këta të fundit duke u thënë se këto lajme i ka dëgjuar në “radion e luftëtareve kundër Iluminatit”.
“Më lind një dyshim shumë i madh për konservimin e vaksinës. Ju zoti kryeministër keni blerë frigorifer apostafat që vaksinat të konservohen në -70 gradë? Apo për Shqipërinë vaksina ska nevojë të ndjeki këtë procedurë? Mah. Kam shumë dyshime”,- shkruan qytetari.
“Jo i mbajmë në qese me akull. Po si nuk paskemi, madje i kemi ekspozuar në media që të mos lodhen tipat dyshues me fantazira kaq ekstreme”-i kthehet Rama.