Qytetarët marshim para Kryeministrisë për 1 Majin: Kërkojmë paga dinjitoze për të përballuar jetesën
Në këtë 1 Maj, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, qytetarët kanë marshuar nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.
“Punë më të mirë dhe pagë më të lartë”, ky ishte slogani me të cilin u përfaqësua ky grup, i cili kërkon me ngul rritjen e standardit të jetesës, në mënyrë që të mund të përballojnë të gjitha shpenzimet, sidomos në një kohë të vështirë si kjo që po përjetojmë tani.
Sipas njërit prej pjesëtarëve të tubimit tha se paga minimale në Shqipëri duhet të behet 430 mijë lekë.
“Paga minimale duhet të jetë 430 mijë lekë. Mendoj se masat e marra nga qeveria për menaxhimin e krizës janë të pamjaftueshme”.
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.