Qytetarët ndezin ”dritat e shpresës” në protestë (FOTOLAJM)
Shoqëria civile ka reaguar si kurrë më parë, duke protestuar para Kryeministrisë për të drejtat e tyre. Qytetarët thanë se e kanë të pamundur që të jetojnë me këto çmime që kanë shkuar në stratosferë.
”Ulni taksat”, “Poshtë qeveria”, “Rama o hajdut”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve të cilët në një moment bëjnë gjestin e bukur duke ndezur dritat e telefonit për të krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Nga protesta e sotme që do të vijojë çdo ditë, u ndezën ”dritat e shpresës”. Qytetarët pa përfaqësi politike, por për një qëllim të përbashkët thanë se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00.
R.SH/ Koha Jonë/