Qytetarët në hall duan të lëvizin, përplasje me mbështetësit e PD-së

Akset kryesore në vend janë në kaos, pasi Partia Demokratike ka nisur bllokimin e tyre në kuadër të mosbindjes civile, por kjo që po prek edhe qytetarët që duan të lëvizin lirshëm për punët e tyre. Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit janë përfaqësueses nga degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti. Kështu kanë nisur edhe përplasjet e para mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve në Elbasan.

Qytetari: Protestoni, por çfarë faji kemi ne të qëndrojmë në rrugë. Unë vij nga puna. Duart si kam larë akoma.

Protestuesit: Edhe ne hall kemi. Të lutem prit aty.

Qytetari: Unë vij nga puna.

Protestuesit: Edhe unë nga puna vij.

SHKARKO APP