Qytetarët në protestë: Nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien
Para Kryeministrisë po vijon protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve. Njëri prej qytetarëve organizues të protestave, tha se ata nuk do të largohen pa u ulur çmimet dhe pa fituar dinjitetin.
”Kryeministri vetëm prej frikës mbyllet brenda. Të dashur qytetarë me Rolex dhe Iphonë në duar, ju i keni blerë me sakrifica. Ne nuk i dimë nga buron pasuria e tyre. Përmend fjalën turp kur turpin ka kohë që e ka ndrënë me bukë.
Paketa e rezistencës është si ato rezistencat që digjet sa e vë në prizë. Kemi frymëzuar një shoqëri të tërë. Kryeministrin e kthyet nga Dubai e latë pa pushime. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien”.