Qytetarët paralajmërojnë protesta të vazhdueshme: Nuk ka dorëzim, nesër më shumë!

Prej mëse dy orësh qytetarët kanë protestuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta por edhe produktet e tjera ushqimore.

Sot kishte një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve që kundërshtojnë këto çmime duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Rama.

Tashmë qytetarët janë shpërndarë në disa akse të tjera të kryeqytetit ndërsa është paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme, duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa janë nisur drejt qendrës së Tiranës ndërsa të tjerë drejt policisë, ku po mbahen disa qytetarë që kanë protestuar dhe janë arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?