Qytetarët protestë tek Kryeministria për Kosovën
Siç edhe u bë thirrja në rrjete sociale, një grup qytetarësh janë mbledhur përballë Kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.
”Kërkojmë që shqiptarët të jenë mirë kudo ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni. Situata në veri na ka prekur, shqiptarët atje nuk janë mirë. Duam që shteti të mbajë një qëndrim në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. E ndjej si shqiptarë që jam, që shqiptarët të jenë mirë kudo që jetojnë. Duhet të qëndrojnë të bashkuar, edhe në Mitrovicë të luftojnë informalitetin që është atje”,-është mesazhi i tyre.
Tre efektivët e policisë kufitare të Kosovës do të qëndrojnë në burg pasi ditën e sotme Gjykata e Lartë në Kralevë të Serbisë vendosi caktimin e masës paraburgim për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të cilët sipas prokurorisë serbe dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.