Qytetari hedh mbetjet në rrugë, Rama i nxjerr videon: 1 mln lekë gjobë nuk mjaftojnë

Një qytetar nga Golemi që hedh mbetjet në rrugë, është publikuar me video në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë shprehet se duhen rritur ndëshkimet ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që ndotin ambientin.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rama përgëzon dhe inkurajon policinë që të mos ulë vigjilencën ndaj këtyre akteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?