Qytetari i kërkon llogari policit për rripin, ai i merr telefonin: Mos më prek, të hedh në gjyq (VIDEO)

Çdo ditë Policia Rrugore vendos gjoba për mos vendosje rripi sigurimi nga shoferët por këtë herë shkelës janë vetë efektivët. Një video po bën namin në rrjete sociale, ku një qytetar i kërkon llogari policit për mos vënien e rripit të sigurimit, teksa ai ishte duke i dhënë makinës. Teksa qytetari i kërkon llogari policit, ky i fundit i jep edhe më shumë makinës dhe afrohet tek këmbët e qytetarit. Më pas policia ia merr telefonin, dhe i kërkon telefonin mbrapsht.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Rripin ku e ke?

Polici: Jemi në shërbim, nuk vihet rripi.

Qytetari: Ku e ke rripin e sigurimit po të them. Vazhdo tash a do të më shkelësh? Rripin ku e ke? Je në lëvizje pa rrip sigurimi, ku shko ti? Mos m’u afro! Rripin ku e ke asgjë personale mos më prek?

Polici: Mbaje pak këtu se ia tregoj unë!

Qytetari: Rripin ku e ke? Jam me pashaportë angleze, ma jep telefonin është gjë personale. Mos më prek telefonin po të them se të hedh në gjyq.

Polici: Mos bërtit pse bërtet aje normal ore pse bërtet, qetësohu more. Të hedh unë ty në gjyq.

Qytetari: Hajde më hidh tek ambasada angleze. Mos më prek po të them, telefoni është personal.

SHKARKO APP