Qytetarja uron Berishën: Merr nga ditët tona. Braçe: Berisha nuk ka lindur në 15 Tetor
Një qytetare ka tentuar t’i përcjellë urimin më të veçantë ish kryeministrit Sali Berisha në 72-vjetorin e tij të lindjes, por ka ngjallur në reagimin e mjaft të tjerëve.
“Merr nga vitet e mia dhe jeto më gjatë i shëndetshëm e plot lumturi e bekime”, ishte komenti i saj që pasoi me shumë ofendime e tallje nga ndjekësit e tjerë.
Mes atyre që reaguan, ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai kujton se Berisha ka marrë mjaftueshëm në 97-ën, Gërdec dhe më 21 Janar.
Braçe sjell gjithashtu në vëmendjen e qytetarëve, se Berisha nuk e ka ditëlindjen më 15 tetor, por ka falsifikuar datën.
Statusi i plotë i Braçes:
Ej, po i harxhoni kot te gjitha;
Sali Berisha nuk ka lindur në 15 Tetor!!
Kjo është ditëlindja që ai i caktoi vetes në 2009-ën. Imagjinoni, ju gënjen dhe për kaq! Kështu që po harxhoni kot si urimet edhe mallkimet.
Nuk ja vlen!
Sidomos me ju që i jepni me gojë nga ditët tuaja e kam. Ai s’ka nevojë për ju! Ai i merr ditët vete, s’ka nevojë për ju!
A nuk ua mori ne 1997-ën? Po në Gërdec nuk ua mori ditët njerëzve të mirë e punëtorë? Po në 21 Janar nuk ua mori ditët katër shqiptarëve protestues? Ky është!
KOHA JONË SONDAZH

